Trukimet ne Spanje, ish futbollisti mohon gjithcka

Nje dite pas publikimit te skandalit per trukimin e nje ndeshjeje ne Segunda Division mes Tenerifes dhe Malagas, ish futbollisti Jesus Antonio Mora Jesuli ka mohuar cdo akuze, duke hedhur poshte faktet e gazetes “El Mundo” qe publikoi nje telefonate, ne te cilen thuhej se ai kishte perfituar te holla.
Kjo fitore i dha mundesine skuadres se Malagas per t’u ngjitur ne Primera Division ne “kurriz” te Real Sociedad. “Eshte absurde te mendosh per nje gje te tille pasi une nuk luajta ne ate ndeshje sepse isha i demtuar”, ka deklaruar Jesus Antonio Mora Jesuli.
“El Mundo” publikoi dje nje pjese te bisedes mes ish lojtarit te Tenerifes dhe presidentit te Real Sociedad, Inaki Badiol. “Mund ta di sa ka kushtuar humbja e ndeshjes? Sa para keni marre per te humbur ndeshjen qe na kushtoi kualifikimin e munguar? 5000, 7000 euro?”, pyet Bandiola lojtarin, i cili pergjigjet, “Po, nje shifer e perafert, rreth 6 mije euro”.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code