E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Po beni reforma per te marre vendin qe ju takon ne Evrope

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama, urim te posacem Shqiperise dhe shqiptareve, per 100 Vjet Pavaresi. Mesazhi qe publikoi Shtepia e Bardhe ne faqen e saj zyrtare, vlereson reformat e bera nga Shqiperia dhe thekson se Shqiperia duhet te marre vendin qe i takon ne Europe. Me tej ne mesazh citohet edhe zonja Hilari Klinton duke u permendur si fjalim historik, fjala e mbajtur me 1 nentor ne parlamentin e Shqiperise. Presidenti Obama ne mesazh, thote se nuk i heq asnje presje garancise se Klinton se SHBA do te qendrojne qindra vjet prane Shqiperise.

Me poshte mund te lexoni tekstin e plote te deklarates se Presidentit Obama:

Ne emer te popullit te Shteteve te Bashkuara, une do te doja te shpreh urimet me te perzemerta per popullin e Shqiperise me rastin e 100 vjetorit te pavaresise se vendit tuaj. Ne kete moment historik historike, Shqiperia - tashme nje aleat i ngushte - qendron gati per te konsoliduar me tej demokracine e saj, per te rritur ekonomine e saj, dhe po vazhdon reformat e nevojshme per te marre vendin qe i takon ne Evrope.

Lidhjet e forta midis Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperise, datojne qe nga vitet e para te pavaresise se Shqiperise. Keto lidhje u rifreskuan dhe u forcuan pasi Shqiperia doli nga komunizmi dhe u angazhua per ndertimin e nje shteti modern, demokratik, ankoruar vendosmerisht ne komunitetin Euro-Atlantik. Partneriteti midis vendeve tona eshte forcuar nga lidhjet e ngushta mes popujve tane dhe shoqeria amerikane eshte zhvilluar nga kontributet e brezave te shqiptaro-amerikaneve.

Sic tha Sekretarja Klinton ne fjalen e saj historike para Parlamentit shqiptar, Shtetet e Bashkuara qendruan me popullin e Shqiperise per 100 vitet e para te pavaresise se vendit te tyre dhe do te qendrojne me ju per njeqind vitet e ardhshme, dhe qindra vjet qe pasojne. Me kete rast te rendesishem, ne bashkohemi me ju ne festimin e te ardhmes se ndritur te vendit tuaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›