E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mos votimi i tre ligjeve, rrezikon statusin per 2 vjet

Kryetari i Parlamentit Italian, Gianfranko Fini, tha dje se Shqiperia rrezikon te humbase dy vjet te tjere ne rrugen per te marre statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, pikerisht prej refuzimit qe i behet votimit te tre ligjeve, kushte te Komisionit Evropian. Fini llogarit shansin e humbur qe kjo gje te ndodhe ne mbledhjen e dhjetorit te ketij viti, zgjedhjet e ardhshme te vitit te vitit 2013, dhe menyres sesi do t'i trajtoje Parlamenti i ri pikerisht tre ligjet, dy prej te cilave per t'u miratuar kerkojne mazhorance te cilesuar. "E di qe kushtetuta juaj kerkon nje mazhorance te cilesuar per miratimin e ketyre ligjeve. E di qe si vendim i opozites kjo mazhorance nuk mjafton. Por nuk do te isha mik i shqiptareve nese do te gjykoja a kane te drejte apo jo, sepse askush nuk mund te nderhyje ne politiken e brendshme, sigurisht mund te them se nese nuk miratohen Shqiperia rrezikon te humbase, ndoshta dy vjet", - u shpreh dje Fini. Ai permendi faktin se Shqiperia ka zgjedhje vitin e ardhshem dhe mbetet ne doren e parlamentit te ri votimi. "Ju shkoni ne zgjedhje vitin tjeter. Eshte e qarte qe Parlamenti i ri do te vendose te aprovoje ose jo me mazhorance te kualifikuar keto ligje. Jam i bindur se drejtuesit politike i dine mire keto gjera. Nese opozita nuk i miraton duhet te kete arsyet e veta te mira, qe t'ua shpjegoje edhe zgjedhesve shqiptare. Do te jene zgjedhesit qe me vote do te thone nese ndajne apo jo te njejtin qendrim me kete zgjedhje", - theksoi kreu i parlamentit italian. Nga ana tjeter, Fini garanton se mbetet ne interesin strategjik te Italise, qe Shqiperia te ece shpejt drejt BE. Ai e vizitoi Tiranen ne nje moment historik per vendin tone, dhe ne keto raste, vendet fqinje jane te kujdesshem te lexojne deklaratat, per te kuptuar rolin qe luan nje vend per nje klime stabiliteti. Per Finin nuk ka dyshim qe Shqiperia vazhdon te luaje rol moderues ne Ballkan, cfare vlen si shembull per t'u rrefyer edhe tek partneret evropiane. Ndaj ai mori si shembull posacerisht nje prej fjalimeve te kryeministrit ne 28 nentor. "Shpreh vleresim per rolin qe Shqiperia vazhdon te luaje ne Ballkan, stabilizues dhe moderues, qe sigurisht ne nje kontekst qe s'mund te shmange sjellje legjitime te shprehjes se krenarise kombetare por pa rritur te perfundoje ne nje nacionalizem te tipit agresiv. Berisha beri nje nderhyrje patriotike ne fjalimin e tij, pasi atdheu eshte nje vlere por askush nuk mund te lexoje ne fjalet qe ai tha ndonje nenkuptim te tipit nacionalist ne sensin negativ te termit, dhe kjo besoj eshte nje sjellje qe duhet vleresuar dhe qe nga ana jone si Italiane, duhet tu behet me dije partnereve te BE-se", - theksoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›