Trump kundër Obamës

Magnati Donald Trump nuk humb asnjë rast për të goditur presidentin dhe tani paralajmëron se ka ne dorë diçka vërtet të madhe, qe do të ndryshojë fatin e zgjedhjeve amerikane, një "bombë e vërtete", e cila do te fundose sipas tij Barack Obamën.
Rrjeti social Tëitter dhe mediat amerikane nuk flasin për gjë tjetër. Trump ka premtuar ta publikoje informacionin e fshehtë pikërisht në adresën e tij, ku miliarderi ka më shumë se një milionë ndjekës.
Daily Mail ka hedhur një hipotezë të sajën se cili mund te jete njoftimi i madh qe ka ndërmend ta bëjë tani Trump. Magnati kërkon të shkatërroje imazhin e familjes së lumtur, që çifti Obama projekton kudo.
Trump thuhet të ketë dokumente që vërtetojnë se ne një periudhë të papërcaktuar qartë të martesës së tyre 20-vjeçare, Barack dhe Michelle kishin nisur procedurat e shkurorëzimit.
Ky do të ishte një lajm i bujshëm, nëse rezulton i vërtete, por në të kundërtën, thotë shtypi i huaj, bomba e Trumpit s`do te jetë gjë tjetër veçse një dështim.