Trump urdhëron Marinën Amerikane: Qëlloni çdo anije që tenton të minojë Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka urdhëruar Marinën Amerikane të qëllojë çdo anije që tenton të minojë Ngushticën e Hormuzit.
Lajmin e ka dhënë vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Kam urdhëruar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë çdo anije, sado të vogla të jenë (Anijet e tyre janë TË GJITHA, 159 prej tyre, në fund të detit!), që po vendos mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit. Nuk ka asnjë hezitim. Përveç kësaj, “pastruesit” tanë të minave po e pastrojnë Ngushticën tani. Me anë të kësaj po urdhëroj që ky aktivitet të vazhdojë, por në një nivel të trefishuar! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkruan Trump në postimin e tij.
