“Përveç anatemimit që më kanë bërë figura të larta politike…”/ Deputeti Ndoja në GJKKO për atentatin e 2019-ës: S’i kam merituar ato plumba

Arjan Ndoja, deputeti i PD, njëherësh ish prokuror, u thirr sot për të dëshmuar në procesin gjyqësor të Amar Shkëmbit lidhur me atentatin te mbikalimi i Shkozetit në 2019-ën.
“S’i kam merituar ato plumba. Në 2019 kam qenë prokuror në Durrës, përveç anatemimit që më kanë bërë figura të larta politike nuk kam pasur asnjë lloje problematike tjetër, kam pasur në pronësi një automjet familjar që ishte në emër të bashkëshortes time. Një muaj para se të ndodhte një ngjarje që e ka përdorur shtetasi i ndjerë Andi Maloku.
Në datën 1 nëntor 2019 kam dal nga shtëpia si zakonisht në orën 7 të mëngjesit kam shkuar tek puna me Andi Malokun. Rreth orës 12 kam dal nga puna dhe jam zhvendosur në drejtim të lokalit me emrin koral pasi kam qenë i ftuar për drekë me disa persona mes tyre Aleksandër Laho.
Nga ora 13:00 deri rreth orës 16:00 kam qëndruar aty, kemi qenë më dy makina, jami zhvendosur në drejtim të urës së Dajlanit. Andi Maloku ka qenë drejtues i automjetit pasi unë nuk ndihesha mirë. Unë ndodhesha në vendin e parë dhe Aleksandër Laho ishte mbrapa, ai kishte dhe makinën e tij por erdhi me mua për të bërë muhabet.
Kur kam dal nga lokali deri kur ka ndodhur ngjarja skam konstatuar asgjë të dyshimtë. Kur kemi kaluar gomisteria që nis kilometi i parë i autostradës deri tek ura e Shkozetit kanë nisur krismat, automjeti im ishte në karrexhatën ngjiru me trafik ndarsen. Në momentet e para nuk e kam kuptuar se ishin të shtënat me armë zjarri. Krismat nuk kanë qenë më breshëri kanë qenë të ndara. Kanë qenë dy orë pasi bënin zhurma të ndryshme dhe intervali i kohës i gjuatjes. Që kur kanë fillu krismat deri kur automjeti ka dal nga rruga ka zgjaru rreth 20 sekonda. Kur u palgos i ndjeri Andi maloku ai i dha gaz makinës dhe kemi goditur një nga barrierat e rrugës dhe kemi përfundu jashtë rruge. Kur kemi dal nga rruga dhe ka ndalu se ka ngec makina në kanal vetëm Andi Maloku ishte më i vetëdijshëm dhe ai ka marrë babin në telefon dhe i ka thënë babë na kanë gjujt. Kur kam tentuar të dal nga makina kam humbur ndjenjat dhe nuk më kujtohet më. Ndërsa Andi Maloku u rrëzua kur hapi derën sepse mesa duket plumbin e kishte në shtyllë kurrizore”, thotë ai.
Në 1 nëntor 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit.
Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, dhe me Andi Malokun,, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.