United, fitore me përmbysje. Solskjaer: Diçka e jashtëzakonshme

Manchester United vazhdon të fitojë në transfertë, kësaj radhe me përmbysje, 3-1 në fushën e West Ham. Skuadra e Moyes kaloi në avantazh me Soucek në minutën e 38-të. Në pjesën e dytë Red Devils realizuan golin e barazimit me Pogba, më pas Greenëood dhe Rashord kompletuan suksesin e radhës. Trajneri i United, Solskjaer deklaroi pas ndeshjes: “Në pjesën e parë kishim një kontroll të mirë të topit, por pa arritur ti bënim keq kundërshtarit. Në pjesën e dytë bëmë një lojë më të mirë, duke e detyruar kundërshtarin të vuante. Bëmë një lojë me shumë kualitet. Në transfertë jemi gjithmonë ambiciozë dhe të bindur në aftësitë tona. Të fitosh pesë nga pesë ndeshje të luajtura jashtë, është diçka e jashtëzakonshme. Soucek, Rice dhe Haller janë lojtarë shumë të rrezikshëm, e dinim se duhej t’u kishim dhënë atyre sa më pak mundësi. Greenwood? Ai është një finalizues i shkëlqyer, por unë jam gjithashtu i lumtur për Pogba, i cili shënoi një gol fantastik. Rashford dhe Bruno Fernandes ishin gati kur i thirra, por kjo është detyra e tyre, unë jam i kënaqur sepse ata bënë mire”.