Manchester City bën detyrën, Everton ndalet nga Burnley

Në javën e 11-të të Premier League, Manchester City ka marrënjë fitore pa shumë vështirësi përballë Fulham, duke triumfuar me rezultatin 2-0. Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola kanë zhbllokuar rezultatin që në minutën e 5-të me anë të Sterling, ndërsa kanë dyfishuar me De Bruyne në minutën e 26-të nga pika e 11-metërshit. Me këtë fitore, City është ngjitur në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Fulham mbetet me 7 pikë.
Everton vazhdon të vuajë, që pas humbjes me Leeds nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Burnley. Brady kaloi vendasit në avantazh që në fillimin e takimit, ndërsa miqtë barazuan me Calvert-Lewin në fundin e pjesës së parë. Skuadra e trajnerit Ancelotti ka humbur mjaft terren në klasifikim, duke zbritur në vendin e tetë në kuotën e 17 pikëve.