E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trump zgjedh Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent do jetë homoseksuali i parë që merr këtë post

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka  bërë me dije se do të emërojë financierin Scott Bessent në postin e Sekretarit të Thesarit.

Bessent, 62 vjeç, është themeluesi i fondit “Key Square Capital Management” dhe ka punuar vazhdimisht për “Soros Fund Managment” që nga viti 1991.

Nëse konfirmohet, ai do të jetë homoseksuali i parë në postin e Sekretarit të Thesarit në Shtetet e Bashkuara. Ai është një mbështetës i kontrollit të ashpër të deficitit dhe ka thënë se do të punojë për të ulur borxhin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Trump njoftoi gjithashtu emërimin e Russell Thurlow Vought në postin e Drejtorit të Zyrës së Menaxhimit të Buxhetit dhe ish-ligjvënësen Lori Chavez-DeRemer në postin e Sekretares së Departamentit të Punës.

Po ashtu Presidenti i zgjedhur njoftoi emërimin e ish trajnerit të disa ekipeve të futbollit amerikan, Scott Turner në postin e Sekretarit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban dhe ish-zyrtarin e Departamentit të Shtetit Alex Wong në postin e zëvendës këshilltarit të sigurisë kombëtare. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›