Trupa e Selanikut zbret në Teatrin Kombëtar

Në të ardhmen Teatri Kombëtar dhe ai i Selanikut në Greqi, do të shkëmbejnë dramaturgjitë e dy vendeve, por edhe regjizorët dhe aktorët. Ky lajm u bë i ditur në konferencën e shfaqes "Dibuk", që do të vijë e interpretuar nga trupa e Selanikut, të shtunën në mbrëmje, në skenën e Teatrit Kombëtar.
E ndërsa regjizori, grek Sotiris Haxakis, ftoi palën shqiptare që të marrë pjesë, në konkursin ballkanik për dramaturgjinë më të mirë.
Shfaqja "Dibuk" vjen në kuadër të bashkëpunimit disa vjeçar që ka nisur midis dy teatrove. Para dy vitesh TK ishte në Selanik ku mori pjesë në festivalin e teatrove dhe u paraqit me shfaqen “Elektra”.