E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftime në Homs, 17 viktima

Të paktën 17 civilë sirianë kanë humbur jetën gjatë luftimeve të sotme në lagjen Baba Amer të Homsit, kanë bërë të ditur aktivistët.

Në rrafshin diplomatik, Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara ka dënuar Qeverinë siriane për “dhunë sistematike” kundër civilëve.

Tri anëtaret e Këshillit, Rusia, Kina dhe Kuba, kanë votuar kundër rezolutës së këtij mekanizmi, në sesionin e së enjtes në Gjenevë.

Rezoluta i bën thirrje regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad, që të ndalojë menjëherë sulmet ndaj civilëve dhe të lejojë qasjen e grupeve të ndihmës.

Rezoluta e sponsorizuar nga vendet e Gjirit Arab nuk është ligjërisht e detyrueshme.

Masa është votuar nga 37 anëtare të Këshillit.

Protestat anti-qeveritare në Siri kanë nisur në mars të vitit të kaluar dhe janë pjesë e kryengritjeve të “Pranverës Arabe”.

Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për mbi 7.500 të vrarë në trazira.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›