E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis punimet Këshilli Bashkiak i Tiranës, pesë propozime për miratim

Ka nisur punimet Këshilli bashkiak i Tiranës. Në mbledhjen e sotme, Këshilli Bashkiak do të shqyrtojë projekt-vendimin "Për shpërndarjen në programe dhe zëra buxhetorë të fondit të papërdorur të vitit 2011", prej rreth 357 milionë lekësh, i cili në bazë të ligjit "Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë", trashëgohet në vitin pasardhës. Fondi i trashëguar nga viti 2011, do të alokohet 56% për investime dhe 37% për shpenzime korente, në programet kryesore të zhvillimit të qytetit, ndërsa 7% e këtij fondi do të jetë transfertë për Njësitë Bashkiake.

Në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, do të shqyrtohet propozimi i Kryetarit të Bashkisë për zmadhimin e kapitalit të Klubit të Futbollit "Tirana sh.a". Ky vendim parashikon dhënien e një shume prej 80 milionë lekësh Klubit të Tiranës, i cili do të përdoret për nevojat e klubit, si për përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e Akademisë, përmirësimin e kushteve të stërvitjes, rinovimin e bazës materiale e nevoja të tjera të adresuara nga drejtuesit e Klubit të Futbollit të "Tiranës".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›