E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupa e Teatrit Kombëtar pritet nga Berisha pas “Shekspirit”

Kryeministri i vendit ka pritur trupën e Teatrit Kombëtar, e cila më 12 maj, shfaqi premierën në shqip, në Globus Theater të Londrës, dramën "Henri VI" të Shekspir. Kryeministri u shprehu falënderimet e tij, duke e vlerësuar të shkëlqyer prezantimin që i bënë artit skenik shqiptar.
 

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami, në emër të trupës së aktorëve, e falënderoi kryeministrin Berisha për mbështetjen e dhënë në pjesëmarrjen e suksesshme të Teatrit Kombëtar, në këtë event të rëndësishëm kulturor botëror.

Ai i dhuroi Kryeministrit një foto të shfaqes dhe katalogun prezantues të vënies në skenë të 10 kryeveprave të Shekspirit, në 67 vjet histori të Teatrit Kombëtar, me mjeshtërit e aktrimit shqiptar, si dhe me monumentet e trashëgimisë kulturore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›