Korçë, shpërthen dinamiti në gurore, vdes 61-vjeçari

Një 61-vjeçar ka gjetur vdekjen aksidentalisht mesditën e sotme në Korçë si pasojë e një shpërthimi në guroren ku punonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Symizë ku 61-vjeçari Maksim Kodra nga fshati Kolanec ishte duke punuar në gurorë në momentin kur ka shpërthyer dinamiti duke e plagosur rëndë.
Menjëherë 61-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës por nuk ka mundur të jetojë si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.