E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupat e FSK-se i dalin ne ndihme Shqiperise

Nga Express me 02 dhjetor 2010 ne ora 1612

Forca e Sigurise se Kosoves do ta ndihmoje Republiken e Shqiperise ne perballimin e gjendjes se krijuar pas vershimeve ne veri te vendit.

Pas gjendjes se perkeqesuar ne veriun e Shqiperise nga vershimet autoritetet shqiptare kane kerkuar ndihme nga Qeveria e Republikes se Kosoves perkatesisht Ministria e Forces se Sigurise qe me trupat e saj te ndihmoje ne perballimin e gjendjes se krijuar.

Ministri ne doreheqje i FSK-se Fehmi Mujota me autorizim te ushtruesit te detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi dhe kryeministrit ne doreheqje Hashim Thaci sipas Ligjit per Forcen e Sigurise se Kosoves dhe Rregullores per planifikimin dhe pergatitjen e dislokimit te Forces se Sigurise se Kosoves jashte vendit nxori vendim per komandantin e FSK-se gjenerallejtenant Sylejman Selimin qe te dislokoje njesitin e kerkim-shpetimit te FSK-se ne veriun e Republikes se Shqiperise.

FSK njofton se komanda e Forces Tokesore te FSK-se po i merr te gjitha veprimet e nevojshme per dislokim te njesive perkatese sa me pare qe eshte e mundur.

Kjo eshte hera e dyte qe FSK-ja ndihmon Republiken e Shqiperise per perballimin e situatave te jashtezakonshme te krijuar nga vershimet. Ndersa nje njesit i ish-TMK-se i kishte dhene ndihme ketij vendi pas shperthimit te predhave ne deponime e shkaterrimit te armeve ne Gerdec.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›