Trupat shqiptare në Afganistan, niset misioni i katërt
Kontingjenti i trupave të 4-të Paqeruajtëse shqiptare, u nis dje për në Herat të Afganistanit. “Është një kënaqësi e veçantë që sot marr pjesë në këtë ceremoni”, - tha në fjalën e tij ministri Oketa
TIRANE-Kontingjenti i trupave të 4-të Paqeruajtëse shqiptare, u nis dje për në Herat të Afganistanit. Zyra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes, bëri të ditur se në ceremoninë e zhvilluar për ta, merrte pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Gazmed Oketa, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Maksim Malaj. “Është një kënaqësi e veçantë që sot marr pjesë në këtë ceremoni të nisjes së Kontingjenti të 4-të, Paqeruajtës në Herat”, - tha në fjalën e tij ministri Oketa. Duke iu drejtuar trupave paqeruajtëse, ai u shpreh se, “ju keni një detyrë sa të lehtë aq edhe të vështirë, një detyrë, - shtoi ai, - të lehtë pasi në misionet e mëparshme ushtarakët shqiptarë që kanë shërbyer atje i kanë përmbushur në mënyrën më të mirë. Por nga ana tjetër, keni një detyrë të vështirë, pasi po shkoni në një vend i cili përballet me probleme të shumta, por jam i sigurt se ashtu sikurse paraardhësit tuaj kanë ditur të përmbushin misionin, edhe ju do të shkoni dhe do të ktheheni faqebardhë”. Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, shprehu një falenderim të veçantë edhe për familjarët e ushtarakëve, pasi sipas tij, “janë pikërisht ata që ju mbështesin më shumë se kushdo”.
(d.b/BalkanWeb)