E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupi i ish-udheheqesit Kim Jong Il ne Pallatin Kumususan

Autoritetet e Korese së Veriut kanë njoftuar se trupi i ish-udhëheqësit Kim Jong Il, do të vendoset në Pallatin Memorial Kumususan sëe bashku me babanë tij Kim Il Sung.
Gjithashtu autoritetet mendojnë të ndërtojnë një kullë përkujtimore për të, kanë bërë të ditur mediat shtetërore dhe 16 shkurti, që është dhe ditëlindja e tij, do të shënohet si dita e yllit të shndritshëm.
Kim Jong Il vdiq nga një atak në zemër në 17 dhjetor të vitit të kaluar në moshën 69 vjeçare.
Trupi i tij u vendos në Pallat para funeralit, që u zhvillua në 28 dhejtor.
Të dhënat bëhen të ditura në një njoftim nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Vendimi për teë ruajtur trupin e Kim Jong il është për të treguar dëshirën e madhe të partisë për të mbajtur ish-udhëheqësin me nderimet me të larta, si udhëheqësi i përjetshëm i partisë,- tha agjecnia.
Pallati Memorial Kumususan ishte shtëpia e Kim il Sung para se të shndërrohej në mauzeolë pas vdekjes së tij. Tashmë pushtetin në Korenë e Veriut, e ka marrë djali i tij i vogël Kim Jong un, i cili ështe cilësuar si udhëheqësi suprem i partisë, i shtetit dhe ushtrisë dhe besohet se është rreth të 20-ave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›