Kryeministri Berisha takimi i lamtumire me ambasadorin e Katarit Moraikhi
Kryeministri, Sali Berisha prit sot në një takim lamtumire, ambasadorin e Katarit, Soltan Saad Al- Moraikhi, me rastin e përfundimit të misionit të tij në vendin tonë.
Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë shqiptare e falenderoi ambasadorin Moraikhi për kontributin e rëndësishëm që ai ka dhënë gjatë kësaj periudhe, në konsolidimin e marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve dhe qeverive, si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy popujve.
Nga ana e tij, ambasadori Moraikhi e falenderoi kryeministrin Berisha për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen që ai personalisht dhe qeveria shqiptare i dhanë misionit të tij dhe forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, qeverive dhe popujve.
Gjithashtu, Moraikhi i përcolli kryeministrit Berisha përshëndetjet e Lartësisë së Tij Emirit të Katarit Sheikut Hamad bin Khalifa AL THANI dhe Kryeministrit të Katarit Sheikut Hamad bin Jasim bin Jabir AL THANI.