BSH kritere te reja per zyrat e kembimit
Zyrat e reja të këmbimit valuator do t’u nënshtrohen kritereve më të forta, me qëllim marrjen e licencës për ushtrimi aktiviteti. Në fund të vitit të shkuar, Banka e Shqipërisë miratoi disa ndryshime në rregulloren e licencimit të zyrave të këmbimit valuator. Sipas këtyre ndryshimeve zyrat e këmbimit valutor janë të detyruara të japin informacion më të hollësishëm mbi mjediset dhe kushtet e sigurisë për ushtrimin e veprimtarisë së këmbimit valuator.
Në deklarim duhet të jepet informacion minimalisht për instalimin e sistemit të telekamerave, mbi kasafortën ku gjenden vlerat monetare. Zyrat duhet gjithashtu të japin informacion mbi pajisjet e nevojshme teknike dhe administrative, që disponon për ushtrimin e veprimtarisë financiare.
Me rregulloren e re, administratorët e zyrave të këmbimit valutor duhet të nënshkruajnë një deklaratë mbi njohjen dhe zbatueshmërinë e detyrimeve ligjore dhe nënligjore në fuqi për ushtrimin e veprimtarisë financiare të këmbimit valuator. Agjencitë e këmbimit valutor janë bërë shpesh objekt grabitjesh, ndaj rregullorja e re synon të rrisë sigurinë e këtyre institucioneve dhe jo vetëm.