Truprojat e Berishës, dhunë barbare ndaj një lypësi që donte të takonte kryeministrin
Frika nga njerëzit që mund ti afrohen Berishës, i cili nga kjo frikë nuk del kurrë nga shtëpia pa jelek antiplumb, i ka kushtuar rëndë një lypësi.
Dy ditë më parë, Berisha ka qenë në një klinikë dentare, raporton Shqiptarja.com, për të kuruar një dhëmballë.
Pas daljes së saj, Berishës është përpjekur ti afrohet një lypës që njihet në Tiranë me emrin Taku i Lemes.
Por, kjo tentativë e tij ka qenë fatale, pasi pavarësisht se nuk ka bërë asgjë, badigardët e Berishës e kanë goditur dhe e kanë tërhequr zvarrë nëpër rrugë.
Jo vetëm kaq, por Taku i Lemes, ose Spartak Boshani, që është emri i tij i vërtetë, pasi është çuar në autombulancë nga ana e forcave të policisë, nuk është kuruar nga mjekët, me arsyen se është lypës./b.l