E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD prezanton kandidatët në Vlorë, mungon Berisha. Patozi: Rama do humbasë garën me mua

patoziPartia Demokratike ka prezantuar në Vlorë kandidatët e saj për deputetë. Gjatë këtij prezantimi ka munguar kryeministri Sali Berisha, por nënkryetari i PD, Astrit Patozi, që udhëheq listën e koalicionit të djathtë, thotë se ai do e fitojë garën me Edi Ramën.

Ardhja e Ramës në Vlorë si kandidat për deputet është një faktor lëvizës i tij, që ecën drejt humbjes. Rama garën tani e ka me mua e pasi të humbë në Vlorë, do të përballet me ne si kryetar i grupit të minorancës,tha Patozi.

Kryetari i degës së PD-së së Vlorës, Ardi Kollozi, njëkohësisht kandidat për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit nga kjo forcë politike, u fokusua tek sukseset e qeverisjes demokratike.

Ne i kemi tejkaluar premtimet e pritshmëritë, kemi qenë e mbetemi një qeveri e shërbimeve dhe shërbesave, theksoi ai. Ai shprehu sigurinë në fitoren e plotë përballë kreut të opozitës, i cili, sipas tij, do të shënojë humbjen e dytë radhazi./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›