E Shtunë, 31 Tetor 2026

Truprojat e Shpëtim Idrizit, dhunë ndaj fotoreporterit të ATSH-së (FOTO)

Fotoreporteri i ATSH-së nga Gjirokastra, Telnis Skuqi, është përballur me dhunën e truprojave të Shpëtim Idrizit gjatë ditës së djeshme. Shkak për këtë është bërë fakti se ai ka tentuar që të bëjë disa foto të varrezave dhe memorialit të çamëve në Qafë Botë, që në fakt nuk ekzistojnë, pavarësisht se janë dhënë 1 miliard lekë për ndërtimin e tyre që në nëntor të vitit të kaluar.

Dje (19 qershor) u ndodhëm pranë njërit-tjetrit në Kllogjer, por secili në pozicionin e vet, unë fotoreporter, ti lider. Personalisht kam zgjedhur Facebook-un, si mjet komunikimi për të denoncuar dhunën psikologjike dhe fizike të disa trimave ndaj përfaqësuesve të medias, midis të cilëve jam edhe unë. Një kameraman vlonjat u dhunua fizikisht nga trimat dhe për pak kamera nuk përfundoj e copëtuar në kokën e tij, shkak vetëm se ai ushtronte profesionin. Pesë minuta më vonë u vërsulën drejt meje.

Na shpëto nga trimat, Shpëtim! Është e pafalshme që në vitin 2013 gazetarët dhe fotoreporter të trajtohen si ordiner nga disa individë që kërkojnë të kapardisen përpara shefit, madje më treguan edhe ka…in, shkruan Skuqi në Facebook./b.l

cam

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›