VIDEO LAJM/ Rumsfeld i vjedhin portofolin gjatë intervistës për TV Klan
Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld, gjatë vizitës së tij në Tiranë, ku mbështeti publikisht kryeministrin Berisha, ka dhënë edhe një intervistë për TV Klan. Por, gjatë intervistës ai është përballur me një incident të vogël.
Pasi përfundoi intervistën, kameramani i TV Klan i ka hequr mikrofonin, por bashkë me të, ka marrë edhe portofolin e Rumsfeld. Ky i fundit e ka vënë re menjëherë këtë gjë, duke thënë oh, portofoli im! Ku e keni gjetur këtë./b.l