E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hiqen rrënojat e teatrit të bombarduar në Mariupol, Ukraina: Trupat e qindra civilëve të vdekur u varrosën në varre masive

Rusët kanë përfunduar pastrimin e rrënojave të Teatrit të Dramës në Mariupol, ku mbeturinat janë hequr, zona është pastruar dhe trupat e qindra civilëve të vdekur janë varrosur në varre masive. Kështu u raportua nga këshilltari i kryetarit të bashkisë së Mariupol,  Petro Andryushchenko.

“Tani nuk do ta dimë kurrë se sa civilë të Mariupolit u vranë në të vërtetë nga bombat ruse në Teatrin e Dramës. Të vdekurit u varrosën në mënyrë anonime në një varr masiv në Mangush“, tha Andryushchenko.

Sipas tij është e vështirë të imagjinohet një krim lufte dhe një krim kundër njerëzimit më i madh se ai në Teatrin e Dramës në Mariupol./ La Republica

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›