E Diel, 1 Nëntor 2026

Krrabë, gjendet kufomë në një makinë të djegur

Një kufomë është gjendur në një automjet të djegur në Krrabë. Kufoma është gjetur në ë kilometrin e 27-të të rrugës Tiranë-Elbasan.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor i cili është duke verifikuar në lidhje me kufomën dhe natyrën e zjarrit të rënë në makinë, origjinën e tij nëse është shkaktuar me lëndë djegëse apo faktorë të tjerë.
Ndërkohë ende nuk ka të dhëna mbi identitetin e viktimës apo llojin e automjetit pasi djegia ka qenë e një shkalle të lartë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›