E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mullen: Shqetësime për sulm ndaj pikave atomike të Iranit

Komandanti i shtatmadhorisë së forcave të bashkuara amerikane, Majk Mullen, tha se është i shqetësuar për pasojat e çfarëdolloj sulmi ndaj kapaciteteve atomike të Iranit.
Admirali Mullen tha se pasojat e paqëllimshme të sulmit, përbëjnë një shqetësim të madh për të . Këto komente ai i bëri para gazetarëve, gjatë vizitës në Izrael.
Në vijim, admirali Mullen tha se presidenti Barack Obama, ishte "shumë i qartë kur tha se nga pozicioni politik, Irani nuk mund të ketë armatim atomik". Në të tjera pyetje për programin nullear të Iranit, Mullen theksoi se republika islamike është një shqetësim i madh për rajonin. Sipas Mullen, problemi është esktremisht i madh për vendin, dhe për lidershipin, jo për nejrëzit . "Irani është shumë i vështirë të parashikohet", - shtoi më tej Mullen. Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad tha të enjten se Irani ishte shumë pranë pasurimit të uraniumit thuajse tërësisht të pastër, i mjaftueshëm për bomba atomike, por përsëriti se nuk ishte i interesuar në blerjen e armëve bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›