Tryeza e dialogut, Topi thërret të shtunën Berishën dhe Ramën

Presidenti Topi do të thërrasë tryezën politike ditën e shtunë më 13 shkurt 2010, në orën 11.00, në selinë e presidencës. Lajmi bëhet i ditur nga zyra për shtyp e presidencës ku theksohet se tryeza do të bëhet në vijim të takimeve të sotme që presidenti Topi bëri me ambasadorët në Tiranë si dhe pas kontakteve me dy liderët politikë në vend.
"Takimi bëhet në vijim të takimeve të sotme me Kreun e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ambasadorin Helmut Lohan, me Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio de Balanse, me Ambasadorin e SHBA-së në vendin tonë, Xhon Uithers II, si dhe pas kontakteve me Kryeministrin dhe Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama" thuhet në deklaratën për shtyp të presidentit Topi.