Elbasan, arrestohet për korrupsion infermieri

Një infermier është ndaluar nga policia me akuzën korrupsion pasiv në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve është arrestuar shtetasi Kujtim Qamili 39 vjeç, infermier në politikën e specialiteteve në Elbasan. Qamili mblidhte dokumentacionin e komisionit për kemp dhe u merrte sasi parash personave të cilët aplikonin për t'u pajisur me raport mjekësor në Poliklinikën e Specialiteteve Elbasan.
Burmiet policore bëjnë të ditur se si rezultat e një pune të mirefilltë investigative, operative, nëpërmjet metodave speciale të hetimit si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rruge operative nga ana e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik-Financiar, konkretisht nga ana e Seksionit Kunder Korrupsionit, në bashkëpunim të ngushte me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Elbasan si dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë se Shtetit u finalizua me sukses operacioni i koduar "raporti i fundit"
Mësohet se ndaj Qamilit është marrë masa e sigurimit "Arrest në shtëpi' për veprën penale "Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike".
Burimet policore saktësojnë se në lidhje me këtë vepër penale po punohet për sqarimin e dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje si dhe identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave të tjerë të implikuar në këto çështje.