Tryeza e presidentit, Rama takohet me aleatët

Kryetari i PS-së, Edi Rama ka mbledhur sot aleatët pas tryezës të së shtunës me presidentin Bamir Topi. Në tryezën e cila po zhvillohet në hotel Tiana kanë marrë pjesë krerët e partive aleate me PS-në si Paskal Milo, Spartak Ngjela, Nard Ndoka, Erion Veliaj dhe Skënder Gjinushi si dhe ish deputeti i LSI-së Ndre Legisi.
Ditën e djeshme kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u takua me kryeministrin Berisha në një tryezë të thirrur nga presidenti Topi. Pas takimit kreu socialist deklaroi se shkoi në tryezë me kundërshtarin e tij politik, për të nxjerrë vendin nga kriza përmes dialogut.