Vlorë, gjendet i djegur në banesë 70-vjeçari

Një 70-vjeçar, banues në qytetin e Vlorës është gjendur i vdekur pas shkrumbimit të banesës së tij në lagjen "Isa Boletini".
Haxhi Myftari banonte vetëm, pas humbjes muaj më parë së bashkëshortes të tij, dhe largimit të djalit të vetëm në emigracion.
Ai banonte në katin e katërt, të një pallati 6-katësh në lagjen "Isa Boletini".
Pasi kanë nisur flakët, i moshuari ka tentuar të dalë nga banesa, por e kanë lënë fuqitë. Ai ka pasur në trup djegie të shkallës së tretë, në 80% të trupit, ndërkohë që vdekjen në fakt ja ka shkatuar asfiksia.
Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë dhe zjarrëfikësen të cilat menjëherë kanë mbërritur në vendgjarje, por ka qenë e kotë, pasi i moshuari kishte ndërrur jetë.
Sipas ekspertëve, shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë një cigare e ndezur, e cila më pas i ka vënë flakën banesës, një dhomë e së cilës është dëmtuar pjesërisht nga flakët.
Trupi i pajetë i 70-vjeçarit është cçuar në morgun e spitalit, në pritje të tërhiqet nga familjarët.