E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini: City luajti mirë

Manchester City ka barazuar në kuadër të raundit të pestë të FA Cup kundër Stoke Cityt, në Stadiumin e Qytetit të Mançesterit, ashtu që do të duhet të zhvillohet një tjetër ndeshje për ta vendosur fituesin.
Megjithatë, duke folur pas ndeshjes, trajneri Roberto Mancini është shprehur i kënaqur me lojën që tregoi ekipi i tij.
"Luajtëm shumë mirë në gjysmën e parë, edhe në pjesën e dytë luajtëm mirë, por në një rast ata barazuan rezultatin".
"Por tani duhet të përgatitemi për dy ndeshjet- të martën, në Premier Ligën dhe për rizhvillimin (e ndeshjes kundër Stoke)", tha Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›