Gjinushi Platforma per reformen zgjedhore gati per tiu dorezuar mazhorances

Gjate nje prononcimi per mediat kreu i PSD-se Skender Gjinushi tha se Opozita e bashkuar ka gati platformen e saj per reformen zgjedhore e cila do ti paraqitet se shpejti mazhorances. Sipas Gjinushit duhet te krijohet klime politike qe vota te shkoje tek i zoti dhe qe Shqiperia te mos jete e fundit ne rajon per arritjen e standardeve zgjedhore. Nje tjeter pike kyce e takimit sipas kreut te PSD-se Gjinushi ka qene edhe progres raporti i BE-se ku Shqiperia humbi shansin te marre statusin e vendit kandidat. Sipas tij kjo eshte nje humbje e madhe pre vendin tone dhe nje deshtim i shkaktuar nga keqqeverisja dhe mosplotesimi i nje prej kritereve kryesore ai i standarteve zgjedhore.