E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthimi ne formacion Ishte si doping per mua

Lorik Cana Rajkard vlereson kuqeziun pas ndeshjes me Instambul Bujuksehir

Lorik Cana eshte shprehur mjaft i kenaqur per rikthimin ne formacionin titullar. Pas qendrimit disajavor ne stolin e rezervave mesfushori shqiptar ka luajtur ne 11-shen e pare ne sfiden e se dieles qe Gallatasarai fitoi me rezultatin 3-1 perballe Instambul Bujuksehir. Edhe pse qendroi ne fushe vetem 59 minuta per tu zevendesuar me pas nga Herri Kjuell 27-vjecari u shfaq entuziast. Cana deklaroi Qendrimi ne stol po bente qe te bija moralisht. Megjithate rikthimi ne formacionin titullar ishte si doping per mua. Me paraqitjen e tij ne fushen e lojes dhe per faktin se e shnderroi mesfushen e Gallatasarait ne nje repart solid mesfushori shqiptar fitoi edhe vleresimin e trajnerit Frenk Rajkard. Tekniku holandez qe me pare ka punuar ne stolin e Barcelones tha Lorik Cana zhvilloi nje ndeshje shume te mire ky ishte nje tregues i qarte se ai eshte nje lojtar mjaft i rendesishem per ne. Mbeshtetja nga trajneri e ka motivuar edhe me shume Canen mbi te gjitha ne nje moment kur ne mediat turke spekulohej se ai mund te largohej gjate merkatos se janarit. Te Gallatasarai ndihem si ne shtepine time. Kam ardhur per te luajtur ne nje skuader te madhe dhe deshiroj te jap me te miren per kete fanelle perfundoi zv.kapiteni i perfaqesueses kuqezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›