Tuberkulozi, 450 raste ne 2007
Sonila Isaku
Vetem 450 raste me semundjen e tuberkulozit (TB) jane shenuar ne vendin tone gjate vitit te kaluar. Kurse per sa i perket incidences se saj, ajo eshte 13 te prekur per 100 mije banore. Kjo shifer e ulet e rendit vendin tone ne vend te dyte per sa i perket perhapjes se tuberkulozit, nderkohe qe vende te tjera luftojne per te ulur numrin e madh te te prekurve. "Rezistenca bakteriale eshte ne shifra mjaft te uleta, nen 2 per qind. Kjo do te thote se eshte me e ulet se shume vende te Evropes. Rezultatet e mjekimit jane te mira dhe mbi 85 per qind te rasteve arrin te mjekohen plotesisht", deklaroi dje Zhaneta Tomcini, zedhenesja e Ministrise se Shendetesise. Sipas saj, mjekimi i duhur ka ndikuar edhe ne uljen e rasteve deri ne 50 per qind. Te dhenat tregojne se gjate vitit 2006 jane shenuar 700 raste te reja, kurse nje vit me vone vetem 450 raste.
Perhapja
Zonat, te cilet kane nje numer me te madh te prekurish nga kjo semundje, jane ato te verilindjes dhe kjo pasi hyrjet dhe daljet jashte shtetit jane te pakontrolluara. Transmetimi i semundjes eshte shume i lehte edhe nepermjet teshtimave dhe virusi arrin te kaloje te personat e tjere. Po keshtu edhe nese kontaktet me te semurin jane per nje kohe te gjate, mikrobet mund te shperndahen ne ajer dhe shume lehte mund te kalojne nga rruget e frymemarrjes ne mushkri. Rruga kryesore e transmetimit te TB eshte nepermjet kolles apo teshtitjes. Qe nje person te infektohet duhet te thithe nje numer te vogel te ketyre bacileve. Dhe nese lihet i patrajtuar, cdo person me TB aktiv mund te infektoje brenda nje viti 10-15 persona.
Faktoret
Sipas mjekeve, jane nje sere faktoresh qe ndikojne ne shtimin e semundjes infektive te tuberkulozit. Kjo semundje shkaktohet nga nje mikrob i quajtur "mykobakterium tuberkulozis", i cili demton organizmin e njeriut dhe kryesisht mushkerite. Nderkohe qe rezistenca e semundjes ndaj medikamenteve eshte shkaktuar nga trajtimi jo i vazhdueshem ose i pjesshem i pacientit, ose atehere kur pacienti nuk arrin te marre rregullisht te gjitha medikamentet per periudhen e caktuar. Tuberkulozi rezistent eshte nje lloj i vecante i kesaj semundjeje, e cila kurohet me veshtiresi dhe me ane te medikamenteve, pra mikrobi nuk mund te luftohet.
Infektimi
Nese je ne kontakt te ngushte me te semurin per nje kohe te gjate, mikrobet e TB shperndahen ne ajer duke kaluar nepermjet rrugeve te frymemarrjes ne mushkeri, shpjegojne mjeket. Atehere kur njerezit e semure kolliten, teshtijne, flasin ose peshtyjne, ato perhapin ne ajer mikrobet e TB, te njohura ndryshe si bacile. Qe nje person te infektohet duhet te thithe nje numer te vogel te ketyre bacileve.