Tuberkulozi i kafshëve, në Qarkun e Korçës do të gjurmohen rreth 28800 krerë gjedhë

Në Qarkun Korçë ka nisur gjurmimi për sëmundjen e tuberkulozit tek gjedhi. Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar Demir Latollari bën me dije se në gjurmim do të jenë rreth 28800 krerë ndërsa puna do të kryhet me grupe.
“Veterinerët janë njohur me programin e miratuar nga Ministria për zbatimin e kontrollit të turbokulozit.
Latollari bën me dije se deri tani janë gjurmuar rreth 2500 krerë dhe ka rezultuar vetëm një rast i dyshimtë në një fermë në fshatin Biranj të Korçës.
Në Qarkun e Korçës janë rreth 184 ferma që mbarështojnë gjedh me mbi 10 krerë secila, ku mbi 134 prej të cilave i mbarështojnë për prodhim qumështi ndërsa 50 prej tyre, mbarështojnë gjedh për prodhim mishi.
Gazetare: G. Sali
/rtsh.al/