E Diel, 1 Nëntor 2026

Tufa: Gjendja katastrofike.Mjekët na trajtojnë keq

Nga greva e urisë e përfaqësuesve të të përndjekurve politikë në Tiranë

UPDATE- Koordinatori i grevës së urisë, Skënder Tufa akuzoi mjekët për trajtim, siç tha ai, shumë të keq të grevistëve të sëmurë.

Trajtimi në spital i Vllasi Koçit ishte shumë i keq, tha ai.

Tufa hodhi dyshime se kjo gjë ndodh me urdhër të kryeministrit, Berisha.

Ai tha se bluzat e bardha janë të lidhura me politikën. Gjendje e grevistëve, sipas Tufës është katastrofike, ndaj ai kërkoi zgjidhje sa më parë të kësaj situate.

Lidhur me strategjinë e mëtejshme, Tufa njoftoi se ka konfirmime për nisje të grevave paralele në disa qytete të Shqipërisë. Po ashtu ai tha se të përndjekurit presin normalizim të situatës, dhe tërheqje të deklaratave të bërë sot nga kryeministri, Berisha.

Një tjetër ish i burgosur lë grevën, mbeten 7-të

Një tjetër ish i përndjekur politik ka lënë grevën dhe është dërguar me urgjencë në spital. Vllasi Koçi, 55 vjeç, nga Vlora,  i cili më parë kishte refuzuar ndihmën mjekësore, nuk ka mundur të vazhdojë më.

Edhe më parë gjatë ditës, Koçi kishte shfaqur probleme shëndetësore në zemër por nuk kishte pranuar të dilte nga greva. Pas daljes së tij tashmë mbeten në grevë 7 ish të burgosur politik.

Më herët gjatë ditës, në mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri Sali Berisha reagoi për grevën e urisë, duke e quajtur atë tërësisht politike dhe që menaxhohet nga një kriminel ordiner si, Skënder Tufa.

Greva e ish të përndjekurve politik është sot në ditën e 24-t, ndërsa gjendja shëndetësore e të mbeturve në grevë vazhdon e përkeqësohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›