E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tufinë, gjendet i vdekur një 42-vjeçar

Një 42-vjeçar është gjetur i vdekur sot në Tufinë, Tiranë. Sipas policisë, viktima është Fatbardh Mahmut Allushi, ndërsa ngjarja mendohet të ketë ndodhur dje pas mesditës.

Pranë trupit të pajetë të 42-vjeçarit, uniformat blu kanë gjetur një armë gjahu të tipit Brenda, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia ka hedhur fillimisht dyshimet për vetëvrasje në kushte të depresionit nervor. Por nga ekspertiza që i është bërë trupit ka rezultuar që plaga vdekjeprurëse gjendet në pjesën e pasme të kokës.

Ndërkohë, vijojnë hetimet mbi ngjarjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›