E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bace Qyteti i gurte ende ne spital

Kur flitet per sherbimet duhet pasur parasysh se qe te vije nje turist e para duhet te kete nje sherbim hotelier po mua me duket se Gjirokastra ne kete drejtim eshte vertet dobet dhe ka ende shume shume per te bere. Hotelet e Gjirokastres lene shume per te deshiruar


Dikur specialistet e banore leshuan alarmin SOS- Gjirokastra po rrenohej. Tashme situata ka ndryshuar fatmiresisht ne aspektin pozitiv.Gjirokastra ka dale nga reanimacioni po eshte ende ne spital. Keshtu e pershkruan gjendjen aktuale te pasurise boterore te UNESKO-s prof.


Apollon Bace drejtor i Institutit te Monumenteve te Kultures. Vit pas viti po thith mijera turiste nga te kater anet e globit qe e vleresojne ate shume dhe mbeten te mahnitur prej saj.


Por Gjirokastra nuk eshte nje pike e vetme. Ajo eshte kryeqendra e nje zone mjaft te pasur me monumente e site arkeologjike dhe si e tille premton shume por gjithashtu ka ende shume per te bere ne te gjitha drejtimet. Si nje prej njohesve me te mire te Gjirokastres dhe problematikave te saj ne nje interviste per Shekulli-n prof.


Apollon Bace jep vleresimin e tij per gjendjen aktuale te qytetit tregon hapat qe jane menduar e qe duhet te hidhen per rigjallerimin e zones muzeale si e vetmja menyre per ta ruajtur konservuar e treguar edhe mijera turisteve cfare duhet bere per sektorin e turizmit pikat e forta dhe dobesite projektet e ardhshme per kthimin e dhjetera siteve arkeologjike ne destinacione te frekuentuara turistike etj.
Prof. Bace si e shihni sot Gjirokastren


Gjirokastra per fatin e mire ka dale nga reparti i reanimacionit po eshte ende ne spital. Gjate ketyre viteve te fundit ne Qendren Historike te saj eshte investuar nje shifer qe perllogaritet ne rreth 2.7 milione dollare e qe ka bere te mundur ndryshime mjaft pozitive.


Por ka ende shume per te bere. Gjithashtu Gjirokastres i nevojitet gjak i ri ka nevoje te rijetezohet te sillen te rinjte me nje dege te universitetit te sillen institucionet duhet te levize jeta.


shte pergatitur gjithashtu nje projekt ne shifren e rreth 250 mije dollareve per nje shesh me te gjere qe do ti sherbente parkimit te autobuseve e makinave pra me nje fjale te krijohet nje arterie qe te lidhe qytetin e poshtem te lindur se fundmi me kete qytet real qe eshte Gjirokastra e qe eshte nje qytet 1500- vjecar.


Mendoni se Gjirokastra u ofron cdo gje qe zoteron turisteve vendas e te huaj
shte akoma shume larg nga ato qe duhet te ofroje. Persa u perket pikave qe mund te vizitohen marrim si shembull kalane.


shte nje pasuri e pafund dhe ofron ambiente po te pafundme. Mendoj qe ketu duhet punuar tamam duhet menduar ne menyre totale cilat do te ishin mundesite. Ketu mund te behet nje muze arkeologjik per luginen e Drinos mund te behet nje muze etnografik nje muze per kalate e Ali Pashes nje muze per Ali Pashen. Ketu ka ambiente ne infinit dhe kjo kala eshte nje miniere per keto pasuri.


Ndersa kur flitet per sherbimet duhet pasur parasysh se qe te vije nje turist e para duhet te kete nje sherbim hotelier po mua me duket se Gjirokastra ne kete drejtim eshte vertet dobet dhe ka ende shume shume per te bere. Hotelet e Gjirokastres lene shume per te deshiruar.


Ka nje nisje te turizmit familjar po duhet te filloje hap pas hapi.
Lugina e Drinos perben nje prej zonave me te pasura persa i perket natyres arkeologjike. Ka ndonje projekt konkret qe do ti kthente keto site ne pika te vizitueshme
Projekte ka po duhet te dime se cili eshte jorgani yne. Ne zakonisht punojme me donatore me te huaj.


shte vertet nje nga luginat nga me te bukura qe ekzistojne jo vetem ne vendin tone por edhe ne Evrope. Vete natyra qendrat menyra levizese nga njera te tjetra e bejne te tille. P.sh. njihet Antigonea po per mua Melani eshte akoma me i bukur. Antigonea ka qene kryeqendra e lugines rikthehet ne jete pastaj lind nje qytet Hadrianopoli.


shte menduar dhe po behen projektet qe teatri antik i Hadrianopolit te kthehet ne nje teater funksional pra te rrethohet e gjitha te largohet uji dhe te pergatitet. 2000-2500 vende mund te sigurohen dhe ne kete teater mund te vijne shfaqje nga me te habitshmet. Jane organizuar dy te tilla Bakantet e Eskilit dhe shfaqja e baletit ne muajin gusht. Me kujtohen fjalet e primabalerines Ambeta Toromani pas shfaqjes Kur kerceja ndieja nen token time antikitetin.


Brenda muajit Instituti i Monumenteve te Kultures do te kete gati projektin qe do te financohet nga qeveria per ngritjen e Korpusit Universitar ne zonen muzeale si nje hap i pare per rijetezimin e saj dhe per ta furnizuar ate si prof. Bace e quan me gjak te ri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›