Tumoret 1 ne 6 persona shkak kane infeksionet
Infeksionet ne femijeri apo ne moshe te re ndonjehere behen shkak per krijimin e nje tumori. Nderkohe qe infeksionet, te cilet prekin trupin e njeriut dhe jane me te predispozuara per t'u kthyer ne tumore jane hepatitet B dhe C, si dhe dy infeksione te tjera si papilloma Virus, ose sic njihet ndryshe edhe HPV ndeshet me shume tek grate duke shkaktuar edhe kancerin e qafes se mitres. Ne studim thuhet se infeksioni tjeter qe mund te sjelle semundjen e rende eshte edhe Helicobacter pylori. Te dhenat tregojne se nje ne gjashte persona te diagnostikuar me tumore kane si shkak infeksione te mbartura nder vite. Sipas nje studimi te fundit te bere ne kete fushe nga eksperte nderkombetare, jane marre ne shqyrtim 27 forma tumorale dhe shperndarjen e tyre ne 184 vende. "Nga kerkimet ka rezultuar se kater agjente infektive, Papilloma virus, Helicobacter pylori dhe hepatitet B e C jane shkaku i rreth 2 milione tumoreve nga 12.7 milione persona te diagnostikuar me kete semundje brenda nje viti", - kane pohuar Catherine de Martel dhe Martyn Plummer, shkencetaret e OBSH-se, te cilet jane marre me studimin. Keta te fundit kane nenvizuar se shume raste te kancerit mund te evitohen permes terapive ekzistuese dhe se ekziston nje diference e madhe ne perqindjen e te prekurve nga kjo semundje ne vendet e zhvilluara perendimore apo ne ato ne zhvillim. Ne vendet me pak te zhvilluara mundesia qe nje infeksion te coje ne krijimin e nje tumori eshte tri here me e madhe, 22.9 % krahasuar me ate te vendeve me te zhvilluara 7.4 % here. Po ashtu, studimi tregoi se rreth nje e treta e rasteve u takon personave nen 50 vjec. Te grate, tumori ne qafen e mitres perfaqeson thuaje gjysmen e te gjitha formave te regjistruara, ndersa te meshkujt tumori i stomakut dhe ai i melcise arrijne ne 80 per qind. Per sa i perket kurimit dhe kurave, sipas Catherine de Martel dhe Martyn Plummer, aplikimi i terapive te njohura per parandalimin dhe kuren e infeksioneve mund te kete nje efekt thelbesor mbi impaktin e tumoreve ne te gjithe boten. Per Papilloma virus apo HPV (agjenti kryesor i tumorit ne qafen e mitres) ekziston nje vaksine qe u behet falas vajzave mes moshes 11-12-vjecare. Nje tjeter vaksine eshte ne gjendje te parandaloje infeksionet e HBV, virusi pergjegjes per Hepatitin B, i pranuar nga komuniteti shkencor si shkaku me i shpeshte i tumorit te melcise. Nderkaq, sipas eksperteve, do te ishte e mundur te evitoheshin nje pjese e madhe e formave te neoplazive gastrike, duke luftuar infeksionin shkaktuar nga Helicobacter pylori me kombinime ilacesh me baze antibiotikesh.