E Shtunë, 31 Tetor 2026

Menduh Thaci: Tendence groteske per t'i nxire shqiptaret



INTERVISTA/ "Faktori nderkombetar eshte i informuar shume mire, une besoj se ata e shohin me nje doze te qeshure kete tendence groteske te Qeverise se Maqedonise per te nxire shqiptaret", thote ne intervisten per radion Evropa e Lire, kreu i Partise Demokratike Shqiptare ne Maqedoni, Menduh Thaci

Fillimisht, si do ta kishit vleresuar gjendjen e sigurise ne vend? Kur e bej kete pyetje kam parasysh, ne njeren ane organizimin e protestave nga ana e dhjetera mijera qytetareve shqiptare, per te shprehur pakenaqesi, mosbesim ndaj veprimeve te institucioneve te shtetit, dhe ne anen tjeter, konstatimin e numrit nje te dikasterit te policise se ne Maqedoni, se veprojne grupe te organizuara te islamit radikal.

Sigurisht se situata eshte shume e komplikuar, si pasoje e mosfunksionimit normal te ketij shteti, si pasoje e nje politike agresive nga ana e Qeverise se Republikes se Maqedonise ndaj shqiptareve. Me pastaj, Qeveria, si pasoje e mospasjes se pergjigjes se vertete per keto projekte per keto ngjarje, merret me etiketa te kohes se Millosheviqit, apo te kuzhinave te sherbimeve sekrete serbe dhe maqedonase, duke inskenuar skena si ato te islamit radikal etj. Jane deklarata koti, qe fare s`kane te bejne me te verteten, eshte nje tendence ashiqare. Sa u perket protestave, une nuk do te thosha se keto protesta shprehin mosbesim ndaj institucioneve te shtetit, ky eshte nje informacion i vonshem. Informacioni me i ri eshte se protestat jane shprehje e revoltes ndaj mosbesimit te madh qe iu ben BDI-ja shqiptareve dhe vete Ali Ahmeti. Ne protesta kryesisht dolen mbi 90 per qind njerez te kesaj partie politike, pra BDI, si pasoje e asaj se jane shume te zhgenjyer dhe sigurisht kjo paraqet rrezik ne nje shkalle te larte. Njeriu qe eshte i zhgenjyer mund te beje shume probleme. Une, megjithate, do te apeloja qe te jemi shume te kujdesshem, sepse nuk duhet t`i mundesojme Qeverise(maqedonase) qe te kete alibi se ketu ka edhe nje fajtor. Fajtori i vertete i kesaj situate te rende, ne te cilen ndodhet vendi eshte Qeveria, qe pos politikes agresive ndaj shqiptareve, ka edhe nje politike shume kokeforte qe e bllokon Maqedonine si shtet te ece drejt proceseve integruese ne BE dhe NATO. Eshte nje kohe shume e rende dhe nuk mund te flas me optimizem, sepse para nesh kemi dite shume te renda, te veshtira dhe duhet te jemi shume te kujdesshem.

Ju theksoni se ne Maqedoni nuk ka "islam radikal", atehere infiltrimi i ketyre tezave, sa paraqet rrezik, si per raportet nderetnike ne Maqedoni, por dhe per raportet dhe zhvillimet brenda shqiptareve ne rajon kundrejt faktorit nderkombetar?

Jo, faktori nderkombetar eshte shume mire i informuar, une besoj se ata e shohin me nje doze te qeshure kete tendence groteske te Qeverise se Maqedonise per te nxire shqiptaret. Nuk ka te beje aspak, mund te ekzistojne grupe te ndryshme te kriminalizuara, te cilat i ka ne dore sherbimi sekret maqedonas dhe ai serb dhe tentojne te luajne lojera te tilla. Perfundimisht e theksoj pa nderprere se shqiptaret, ketu ne Maqedoni, nuk kane probleme fetare - kane probleme etnike dhe i gjithe sulmi eshte ndaj shqiptarise dhe jo myslimanizmit, ndryshe si do te sqarohej grafiti ne xhamine e Manastirit "Smert na shiptari" (Vdekje per shqiptaret), pse nuk eshte shkruar "Smert za muslimanite" (vdekje per myslimanet). Pra, nuk u funksionojne aspak tezat si duhet, dhe une mendoj se nuk kane kurrfare ndikimi te nderkombetaret.

Zhvillimet e fundit ne Maqedoni sa mund te jene te nderlidhura me ato ne rajon, meqe ka nje tendence nga qarqe te caktuara te krijojne nje lidhshmeri mes zhvillimeve ne vend me ato ne Luginen e Presheves dhe Veriun e Kosoves?

Eshte matrica e struktures politike te njejte dhe struktura mentale e njejte , edhe ne Serbi e Maqedoni asgje nuk ka ndryshuar, megjithese te shqiptaret kane ndryshuar shume gjerat, ne kemi ecur shume para. Shqiperia eshte nje vend stabil, anetar i NATO-s, derisa Kosova tani eshte shtet i pavarur qe ka marre rrugen e vet drejt perendimit, Evropes dhe NATO-s. Natyrisht kjo i zhgenjen shume sllavet, maqedonasit dhe serbet, sepse nuk arrijne te na provokojne . Megjithate, une mendoj se kjo situate do te kete fund; une kam shume shpresa dhe besim te bashkesia nderkombetare, vecanerisht te SHBA-ja se do t`i ndeshkojne aktoret e ketyre lojerave te felliqura.

Keto protesta, te cilat per here te pare vetorganizohen dhe kane kaq masivitet - disa mijera qytetare, nga qarqe te caktuara vleresohen si tendence per te shperthyer nje force e re politike si shprehje e pakenaqesise se qytetareve ndaj politikes se partive politike aktuale. Si mendoni ju?

Te flasim me nje fjalor te qarte, keta njerez jane te zhgenjyer dhe kane shume te drejte te protestojne. Eshte me se e qarte se ata nuk dine politike, nuk bejne politike, po eshte fakt se ua vene thiken ne palce Ali Ahmeti dhe BDI-ja prapa shpine, kjo eshte. Megjithese nuk e mohoj qe ka grupe te caktuara njerezish, te cilet duan t`i perdorin politikisht keto protesta, por nuk do te ishte mire. Skena politike shqiptare duhet te jete demokratike, megjithate duhet te jepen cilat jane arsyet, ku duan te nisen ata te cilet duan te bejne parti dhe ku duan te dalin. Nese behen eksperimente te tipave te viteve te fundit, une do t'u sugjeroja mos te lodhen dhe aq shume, ngase u provuan shume parti ta mundin apo shkaterrojne PDSH-ne, si lider i pakontestueshem i opozites , po qarte u pa se ishte pa rezultat e gjithe ajo tendence.

Jemi ne prag te samitit te NATOS-s qe po mbahet ne Cikago, ku per Maqedonine dyert duket se mbeten te mbyllura. Sipas jush, sa ka kapacitet qe Maqedonia, duke pasur parasysh zhvillimet ne vend dhe rajon, te mbetet edhe nje kohe te gjate jashte strukturave te sigurise se Aleances veri-atlantike?

Nuk ka aspak kapacitet. Por, mendoj se faktori nderkombetar, vecanerisht SHBA-ja ka perdorur fenomenin e mobilizimit te Maqedonise nga jashte. Domethene Maqedonia nga jashte tani rrethohet nga shtete stabile, si Shqiperia, Greqia, Bullgaria - flas ne aspektin e sigurise, jane anetare te NATO-s, dhe ka fqinj Serbine, politika zyrtare e te cilit shtet e veshtireson, po megjithate merr rrugen e vertete te integrimit. Derisa Kosova eshte e mbushur me protektorat dhe vezhgim mendoj se pergatitet nje situate, qe edhe nese ka turbullira ne Maqedoni, ato te jene asgje me shume se "nje stuhi ne gote", e cila nuk do te derdhet. Po ceshtja tjeter, e cila tentohet te futet nen "rrogoz" dhe eshte shume serioze si problem, eshte aspekti ekonomik. Qytetaret e Maqedonise dita-dites varferohen gjithnje e me shume dhe kjo mund t`i komplikoje situatat shume. Megjithate duhet pritur 21 majin. Une pres qe politika, gjegjesisht hipokrizia e BDI-se dhe Ali Ahmetit, te vuloset pas deshtimit te integrimit ne NATO, sepse ata na kane premtuar me vite, decenie tanime se do ta zhbllokojne procesin e integrimeve euroatlantike. Ne emer te ketij premtimi, moren votat dhe mandatin per te qeverisur. Andaj mendoj se eshte koha e fundit qe t'u japin nje pergjigje te sinqerte njerezve qe i kane mbeshtetur. Partia Demokratike Shqiptare do te vazhdoje rrugen e saj te veprimit me nje politike konstruktive, me nje rezistence te madhe paqesore dhe demokratike pa u pajtuar ne asnje moment te leshoje pe per kerkesat e veta.

Keni theksuar se Samiti i NATO-s ne Cikago do te heqe masken partise shqiptare ne pushtet, BDI. Nese do te jete keshtu, kjo heqje maskash mund te rezultoje dhe me zgjedhje te parakohshme?

Nuk e di! Kjo mbetet ne duart e atyre; ne duart e tyre eshte te vendosin se do te shkojne ose jo ne zgjedhje te parakohshme, sepse kane gishtat e nevojshem ne Parlament per te aprovuar ose jo nje vendim te ketille. Megjithate, ne jemi pro qe kjo qeveri te ike, edhe pse nuk jemi aq te uritur qe te vijme sa me shpejt ne pushtet. Preferojme lojen demokratike, te kete kapacitet te realizohen mandate te plota, dhe ma merr mendja se do te krijohet nje pjekuri politike te qytetaret te jene te vetedijshem se diten qe votojne dhe ia japin mandatin dikujt, brenda disa sekondave, ai mandat do te realizoje politika kater vjet dhe nuk mund te nderrohet brenda pak sekondash. Ka rregulla dhe ne jemi te gatshem t`i respektojme ato rregulla.

Eshte rregull ne demokraci se per rritjen e rejtingut apo besimit tek elektorati, nuk mjafto vetem te detektohen problemet, por edhe te ofrohet zgjidhje konkrete per te njejtat. Cila eshte oferta e PDSH-se, te cilen e drejtoni ju, per t'u zgjidhur ceshtjet e hapura?

Seriozisht, ne mendojme se problemi me i madh ne Maqedoni jane raportet e brendshme ndermjet shqiptareve dhe maqedonasve, sesa integrimi ne NATO dhe BE. Renditja e prioriteteve duhet te jete e ketille, duhet te kete nje marreveshje te re politike ndermjet shqiptareve dhe maqedonasve, ne kuader te se ciles marreveshje duhet te definohet mekanizmi i vendimmarrjes, qe te jete me konsensus te plote ne te gjitha institucionet. Duhet te definohet ceshtja e ndarjes se drejte dhe ne forme proporcionale e buxhetit te shtetit dhe shume ceshtje te tjera ngerthen kjo marreveshje qe s'i permend dot si pasoje e kohes. Po keto dy ceshtje paraqesin shtyllat baze, paralelisht me kete agjende duhet te zhbllokohet me shpejtesi procesi i integrimit ne NATO e BE, dhe atehere mund te themi se kalojme ne fazen e nje shteti normal ku mund te kete per te zgjidhur vetem probleme te vogla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›