Shkembimi i te burgosurve Tel Avivi publikon 500 emrat e pare palestineze

Shkëmbimi i të burgosurve mes Izraelit dhe Palestinës që pritet të finalizohet ditën e martë, ka nisur me publikimin e 500 emrave të parë nga autoritetet e Tel Avivit. Me këtë veprim, synohet që ata që kundërshtojnë lirimin e të burgosurve të caktuar të kenë mundësi të paraqesin padi në gjykatën e lartë të Izraelit.
Procesi i shkëmbimit, për të cilin ranë dakord kryeministri Netanjahu dhe presidenti Abaz javën e kaluar, është i gjithi në funksion të kthimit në shtëpi të ushtarit izraelit, Xhilad Shalit. Ky i fundit, pasi u kap gjatë një sulmi në kufi prej lëvizjes Hamas, ka pesë vjet që ndodhet nën mbikqyrjen e tyre në Rripin e Gazës.
Gjithsesi, mes 1000 të burgosurve që do të fitojnë lirinë, 40 prej tyre nuk do të kthehen në vendlindje, por do të shkëmbehen nën kushtin e qëndrimit në azil për gjithë pjesën tjetër të jetës. Njoftimet bëjnë të ditur se shkëmbimi i së martës do të bëhet njëkohësisht nga të dyja palët.
Familja e njërit prej të burgosurve që pret të fitojë lirinë, jeton në Jeruzalemin Lindor. Gerhardi, anëtar i lëvizjes Hamas u burgos në vitin 1994, pasi izraelitët sulmuan një shtëpi ku ai mbante peng një ushtar izraelit. Ai u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata ushtarake e Izraelit. Që prej asaj kohe, kanë kaluar 17 vjet, por ai nuk do të kthehet pranë familjes pasi konsideorhet terrorist i rrezikshëm dhe ndodhet në grupin e atyre që mund të dërgohen si azilantë drejt Turqisë.
Juli Prifti