E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tumoret, per shkak te ndotjes"

Nje pjese e mire e tumoreve qe regjistrohen ne vendin tone, jane per shkak te ndotjes se larte te ajrit, kryesisht me benzen. Alarmi vjen nga vete mjeket e onkologjikut, te cilet tregojne se cdo vit numerohen 3 deri 4 mije raste te reja me tumor dhe pjesa me e madhe, e shkaktuar nga ndotja. Profesor Skender Skenderaj, shefi i Sherbimit te Semundjeve Profesionale thote se rritja e benzenit ne ajer, nga djegia e materialeve plastike apo nafta e keqe, ndotin ajrin me lende kancerogjene.

Zonat

Ne baze te rasteve, te cilet paraqiten per kurim tek mjeket eshte bere edhe evidentimi i zonave te cilat kane edhe numrin me te larte te rasteve, si dhe zonat te cilat jane te rrezikuara per shtimin e rasteve te tumoreve. Mjeket e spitalit Onkologjik, sqarojne se ndotja eshte problematike ne shume zona te vendit. Ne krye te hartes se zonave te ndotura nga ku kemi edhe nje numer te larte te personave te prekur nga tumoret, eshte zona e Bradasheshit ne Elbasan, Fushe-Kruja dhe zonat e vendit ku ka miniera."Zonat me problematike ne kemi zonat ku ka miniera, zonat ku ka punime tunelore, fabrikat e shkrirjes, metalurgjia, zona e Elbasanit. Ne keto zona pervec punetoreve qe punojne ne keto ambiente te rrezikuara, jane edhe banoret perreth nga ndotesit qe shkaktojne kancer" ka pohuar Skender Skenderaj, shefi i Sherbimit te Semundjeve Profesionale. Sipas tij, sot eshte shume e nevojshme nisja e studimeve te mirefillta mjedisore, si epidemiologjike dhe klinike diagnostike onkogjene qe duhet te behen ne menyre te vazhdueshme ne keto zona. Prej disa vitesh specialistet e mjedisit kane kerkuar qe qeverite te zbatojne me rreptesi te gjitha ligjet dhe strategjite e hartuara, pasi shendeti i qindra mijera banoreve qe jetojne ne keto mjedise per nje kohe te gjate, eshte i rrezikuar.

Rastet

Cdo vit 3- 4 mije persona preken nga tumoret dhe nje nder shkaqet qe ndikon ne shifren ne rritje te semundjeve onkologjike eshte ndotja. "Semundjet onkogjene, kancerogjene ne vende te ndryshme te organizimit duke filluar qe nga lekura, organet e frymemarrjes apo organe te tjera, kane nje tendence ne rritje ne pergjithesi", ka pohuar Skender Skenderaj shefi i Sherbimit te Semundjeve Profesionale. Regjistri i pacienteve te prekur me kancer tregon se mosha me e prekur eshte ajo e trete, por vitet e fundit vihet re edhe prekje te personave mbi 40 vjec. Kanceri i gjirit dhe ai i melcise, jane dy llojet me te perhapura gjate viteve te fundit tek shqiptaret. E ndersa e para eshte tek femrat, rasti i dyte eshte te meshkujt. Nderkohe qe rastet e te prekurve me kancer te lekures te te dy gjinite, eshte ne vendin e dyte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›