E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Te flasim mbi kufijte", konkursi per dramen shqipe

Per here te pare ne Shqiperi, do te organizohet konkursi austriak i drames, nje aktiviteti i ambasades austriake ne Tirane, ne bashkepunim me klubin austriak P. E. N., Ministrine shqiptare te Kultures dhe Teatrin Kombetar shqiptar. Perfaqesuesi ligjor dhe artistik i ketij konkursi, regjisori Christian Papke, tha dje ne nje konference per shtyp se ky aktivitet iu jep te drejte pjesemarrjeje, te gjithe personave qe jetojne dhe kane lindur ne Shqiperi, kane nenshtetesine shqiptare apo qe kane jetuar ne territorin e ketij shteti per te pakten 15 vjet. Temat e dramave perkatese, qe do te merren ne shqyrtim nga nje juri nderkombetare prej 5 anetaresh, eshte ajo e kufijve, "Te flasim mbi kufijte; Mbresa jetesore ne kohe ndryshimesh politike". "Drama duhet te shkruhet ne gjuhen shqipe, apo ne ate cigane. Pervec tekstit origjinal, duhet te dorezohet edhe nje version i tij ne anglisht. Versioni anglisht i sherben jurise per orientimin e pare dhe nuk ka nevoje te jete nje perkthim profesional; ai nevojitet vetem qe juria te kuptoje permbajtjen e drames. Cdo autor mund te dorezoje vetem nje tekst. Drama nuk duhet te jete vene ne skene apo te jete botuar me pare", tha Papke, sipas te cilit pjesa konkurruese duhet te luhet se paku nga 5 aktore. Interesant eshte fakti qe drama fituese do te vihet ne skenat e teatrit vjenez, ndersa 11 kopje te saj, do te shperndahen per publikun e gjere edhe ne teatrot me ne ze te Gjermanise dhe Austrise. Kreu i TK, Kristaq Skrami, ftoi te gjithe te interesuarit te marrin pjese ne kete konkurs, duke dorezuar dramat e tyre deri ne daten 20 dhjetor 2009. Nderkaq, fituesit do te shpallen ne fund te shkurtit te vitit 2010. Konkursi austriak i drames "Te flasim mbi kufijte", organizohet cdo vit prej vitit 2005 per vende te rajonit te Evropes Juglindore. Nje juri nderkombetare zgjedh dramen me te mire te dorezuar dhe vlereson fituesen/fituesin me nje cmim ne shumen 3.500 euro. Pjese e cmimit eshte njekohesisht edhe perkthimi i tekstit ne gjuhen gjermane, publikimi i tij (me nje tirazh se paku 10.000 kopje) dhe nje prezantim publik ne Vjene, ne kuader te te cilit ftohet edhe fituesja/fituesi i zgjedhur. Organizatoret perpiqen gjithashtu, per inskenimin dhe shfaqjen e drames.

F. Shahaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›