E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuna dhe Blerimi pushojnë bashkë?

Nga Express më 29 gusht 2011 në ora 12:29

Pas ndarjes së bujshme nga ish-bashkëshorti i saj, biznesmeni Rilind Reka, dhe thashethemeve për seksualitetin e dyshimtë të saj, këngëtarja maqedonase, Tuna na obligon të hipotezojmë për një lidhje të re dashurie.

Imazhi i fshehtë i kësaj enigme mban emrin e aktorit me origjinë nga Tetova, Blerim Destani. Kohët e fundit gjithnjë e më shumë të dy personazhet publikë kanë filluar të frekuentojnë njëri-tjetrin.

Hera e fundit ka qenë festa e organizuar në Kosovë nga Eliza Dushku, ku Tuna dhe Blerimi u panë të hynin në sallë përkrah njëri-tjetrit e të qëndronin së bashku përgjatë gjithë mbrëmjes.

Ende nuk kemi një foto të përbashkët, por edhe nëse një e tillë vjen në ditët e ardhshme, le të shpresojmë se nuk do justifikohet mediatikisht nën sloganin: "U takuam rastësisht". (Bluetooth)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›