E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bieber, më kupton

Nga Express më 29 gusht 2011 në ora 12:29

Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez ka thënë se e adhuron personalitetin e Justin Bieberit. Selena po ashtu ka thënë se i pëlqen edhe sensi i humorit të Justinit.

Ylli 19-vjeçar është në lidhje me këngëtarin e hitit “Baby” që nga viti i kaluar dhe ka pranuar se ai ia ka rrëmbyer plotësisht zemrën dhe në çdo kohë e bën të qeshë me barsoletat e tij.

“E dini, kur të bini në dashuri, mund të mos e doni në mënyrën e duhur personin. Gjithsecili është i ndryshëm. Të gjithë kanë sjelljet e tyre, por kjo është ajo çfarë i bën ata të mrekullueshëm. Besimi në një person është një mrekulli”, tha ajo.

“E keni vërejtur dhe mendoj se është mirë. Besimi është ajo për çfarë po flas. Unë jam një nga këta njerëz, sepse kur unë bie në dashuri, bie e tëra. Është mirë që të keni dikë në krah, i cili ju kupton. Justin është një ndër ata persona, sepse gjithmonë thotë gjëra të mira dhe interesante”, tha Gomez.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›