E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni i ri shkollor, nis sot shpërndarja e librave

Data e sotme shënon nisjen e shpërndarjes së librave nëpër shkolla. Pas përzgjedhjes së librave alternativë, secila shkollë duke filluar nga sot do të krijojë librarinë e improvizuar për shpërndarjen e librave për nxënësit.

Ministria e arsimit është duke konkluduar edhe projektin për shpërndarjen e 2 mijë abetareve për fëmijët e emigrantëve si dhe 6 mijë libra të tjerë për mësimin e gjuhës shqipe.

Disa shtresa sociale do të përfitojnë edhe nga subvencionet. Fëmijët e romëve do ti marrin librat falas ndërsa fëmijët e familjeve me të ardhura më pak se 30 mijë lek në muaj do të subvencionohen në masën e 50%.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›