E Diel, 1 Nëntor 2026

Tuna feston me të dashurin dhe miqtë, torta me zog

Tuna, e cila momentalisht po shijon suksesin e super hitit “Fenix”, në bashkëpunim me të dashurin e saj Cozman, ka zgjedhur një mënyrë shumë familjare për ta pritur ditëlindjen. Ajo e ka pritur ditëlindjen në mesin e familjarëve dhe të dashurit të saj, 27-vjeçarit Cozman, ku shihej një tortë me zog krahas buzëqeshjes së këngëtares seksi dhe reperit, buzëqeshje që më shumë se asgjë tjetër tregon sinqeritetin e dashurisë së tyre. 

Tuna e ka marrë edhe emrin tjetër artistik ‘zogu’ pas gjesteve kontraverse në klipin “I Asaj” e që vazhduan edhe në videoklipin “Fenix”. Megjithatë kjo nuk ka qenë e vetmja festë që Tuna ka bërë për 28-vjetorin e saj. Një tjetër party, me më shumë të ftuar është organizuar dje, me pjesëmarrës miqtë më të afërt të këngëtares, mes të cilëve edhe këngëtarja Beatrix Ramosaj me të vëllain. 
(e.m/summerpages/G.SH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›