E Shtunë, 31 Tetor 2026

Floriani në përkujdesje të Adrianit

Vetëm pak ditë pas publikimit të videoklipit të këngës “Ngjyra e kuqe” klikimet dhe komentet në YouTube janë të shumta.
Klipi i realizuar nga “Entermedia” dhe që është konceptuar në stilin e viteve ’40 duket se ka patur reagime të mira nga publiku.

Me sa duket këtë radhë Adrian Gaxha së bashku me Florianin e vogël kanë ditur të godasin në shenjë më këtë këngë, e cila është ende shumë e pëlqyer për publikun. Gaxha u paraqit në edicionin e fundit të “Kënga Magjike” duke fituar çmimin e internetit.

Përveç  këtij suksesi, bashkëpunimi me Gaxhën duket të jetë shumë frytdhënës për Florianin.
Në një interviste Gaxha ka deklaruar se ka marrë në përkujdesje profesionale këngëtarin e vogël. Ai do të përkujdeset për shkollimin e tij dhe zhvillimin profesional, ndërsa planifikon të realizojë këngë të reja për të. /R.K./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›