Tuna përkrah homoseksualët
Share
Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia, Tuna është mjaft provokuese, jo vetëm për stilin, por edhe sjelljet e komentet përtej muzikës. Pas thashethemeve për divorcin që pësoi se ajo ka puthur një femër dhe është lezbike, Tuna ka mbështetur hapur dhe publikisht të drejtat e homoseksualëve.
Në rrjetin e saj social, Twitter ajo ka shkruar se është koha të ndalohet diskriminimi ndaj njerëzve që mendojnë ndryshe. “‘Eshtë koha t’i ndalojmë diskriminimet dhe gjykimet ndaj njerëzve më ndryshe. Më shumë dashuri për ATA #GayRightSupporter”, ka shkruar Tuna.