Tuna vazhdon të jetë beqare
Altuna Sejdiu-Tuna vazhdon të jetë beqare edhe pas kësaj vere të nxehtë. Që pas ndarjes nga ish- bashkëshorti i saj ,Rilind Reka, kishte shumë thashetheme rreth këngëtares Altuna Sejdiu-Tuna. Ishte shkruar se këngëtarja shkupjane i kishte dhënë fund martesës për shkak se ajo është lesbike, por një gjë të tillë, ajo e kishte mohuar menjëherë. Më pas mediat filluan me shkrime se Tuna kishte filluar një romancë me aktorin shqiptar Blerim Destani, por vetë këngëtarja, në rrjetin e saj social Facebook, ka bërë statusin e saj personal “single”. Së fundmi, artistja është bërë pjesë e tregut muzikor me këngën e saj “Dysheme”, ndërsa ka qenë prezente me fotot verore në gjithë mediat shqiptare. Përsa i përket intervistave, ajo duket se për momentin ju është larguar atyre.